Turizmi Kulturor

Kosova është një thesar i trashëgimisë kulturore duke ofruar një përzierje unike të traditave dhe historisë dhe njëherish mund të konsiderohet edhe një vend i qytetërimeve të lashta dhe civilizimesh të ndryshme.

Kosova është shumë e pasur me monumente të trashëgimisë kulturore të prezantuara më së miri në arkitekturë, art, veshje, muzik dhe kuzhinë.

Disa nga aspektet kryesore të turizmit kulturor apo kultural janë: Monumentet historike të trashëgimisë kulturore, parqet arkeologjike, Ansamblet e monumenteve, Artizanatet, Festivalet dhe muzika, Kuzhina popullore dhe diversiteti kulturor duke përfshirë edhe multi-etnicitetin e komuniteteve që jetojnë në Kosovë paraqesin një mozaik unik kulturor.